United Hospital

Gentiana Shabani takon Ombudspersonin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëherit kryetarja e Lëvizjes Qytetare VATRA znj. Gentiana Shabani ka takuar Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës (Ombudspersonin), z. Hilmi Jashari.

Ajo e informoi në detaje avokatin e popullit të Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari për padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve të Kosovës Lindore nga pushteti serb, sidomos çështjen e dokumentacioneve që një numër i madh i këtyre qytetarëve tanimë janë fshirë nga listat e gjendjes civile në Republikën e Serbisë dhe në vazhdimësi po u mohohet edhe marrja e dokumenteve identifikuese atje. Ku bashkarishtë u dakorduan që sjellja e tillë nga pushteti serb është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtori i hetimeve në Zyrën e Avokatit të Popullit z. Tafil Rrahmani.

UBT

Koordinatorja shprehu brengën që këta qytetarë po diskriminohen edhe nga shteti amë, Republika e Kosovës me vetë faktin që tani e 17 vite nuk po arrin të pajisen me dokumentacion identifikimi të Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari shprehu gatishmëri të lartë për bashkëpunim me Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me qëllim që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për këta qytetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.