UBT

Gentiana Shabani takon Nijazi Hysenin dhe Elmina Mahmutin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me zonjën Mahmuti, koordinatorja Shabani diskutoi për gjitha problemet aktuale të qytetarëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Gjilan dhe anasjelltas sidomos aspektin e sigurisë, për të cilën qytetarët tash e 16 vite nuk kanë mundur të pajisen me dokumentacion të Republikës së Kosovës, dhe për këtë koordinatorja Shabani i kërkoj asaj që t`i ketë parasysh këta qytetarë brenda suazave ligjore.

Gjatë vizitës në konvikt u prit nga drejtori i konviktit z. Njazi Hyseni.

Shabani e falënderoi drejtorin për hapësirën që ka ndarë për studentët e Kosovës Lindore të cilët mësojnë dhe studiojnë në Gjilan dhe kërkoj nga ai hapësira edhe më të mëdha në të ardhmen për këta studentë. Po ashtu ajo u interesua për kushtet të cilat i ofron konvikti, kapacitetin e nxënësve dhe studentëve në këtë konvikt.

Drejtori Hyseni e falënderoi për vizitën koordinatoren Shabani duke e informuar atë për kushtet dhe kapacitetin e këtij konvikti dhe njëkohësisht i ofroj bashkëpunim të plotë Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që në të ardhmen për studentët nga Kosova Lindore do të ketë hapësira edhe më të mëdha.

Uji Dea

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjithashtu sot ka vizituar edhe Drejtoreshën Rajonale të Policisë në Gjilan zonjën Elmina Mahmuti.

Me zonjën Mahmuti, koordinatorja Shabani diskutoi për gjitha problemet aktuale të qytetarëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Gjilan dhe anasjelltas sidomos aspektin e sigurisë, për të cilën qytetarët tash e 16 vite nuk kanë mundur të pajisen me dokumentacion të Republikës së Kosovës, dhe për këtë koordinatorja Shabani i kërkoj asaj që ti ketë parasysh këta qytetarë brenda suazave ligjore.

Drejtoresha Mahmuti e ka njoftuar znj. Shabani se është në njohuri për këto probleme dhe se Policia e Kosovës-Stacioni Policor në Gjilan i ka pasur dhe do t`i ketë parasysh këta qytetarë, kuptohet duke mos shkelur ligjet pozitive të Republikës së Kosovës.

Koordinatorja Shabani me drejtoreshën Mahmuti u dakurduan që të bashkëpunojnë dhe të kenë një bashkëpunim të ngushtë mes Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.