Gentiana Shabani porosit shqiptarët e Medvegjës që të dalin masovikisht në zgjedhje
Gjilan – Kryetarja e “Lëvizjes Qytetare Vatra” , Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë, priti në takim drejtorin e Shoqërisë “Shqiponjat e Medvegjës” zotin Selman Rexhepin, e cila Shoqëri vepron në Prishtinë, me të cilin diskutuan për problemet që po ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës si dhe ata që jetojnë në Kosovën Lindore.
Temë me rëndësi të veçantë diskutimi ishin edhe zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Medvegjës që do të mbahen më 15.09.2015, ku u apelua për dalje sa më masovike të shqiptarëve në këto zgjedhje, me qëllim sigurimin e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në këtë Komunë.
Në fund të takimit kryetarja e LQV-së, Gentiana Shabani dhe drejtori i shoqërisë “Shqiponjat e Medvegjës” Selman Rexhepi lidhën marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy organizmave, pasiqë të dyja ndajnë të njëjtin preokupim- kauzën e Kosovës Lindore./rajonipress/


