Gentiana Shabani merr përkrahje për postin e koordinatores për Luginën

Gjilan – Zgjedhja e Gentiana Shabanit për Koordinatore të zyrës për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc në Komunën e Gjilanit, po mirëpritet jo vetëm nga strukturat dhe anëtarësia e subjektit tonë politik, por edhe nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga intelektualë e personalitete të çmuara të komunës, pavarësisht përkatësisë politike-partiake.
Ndër vizitat e shumta që ka pas këto ditë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc e Medvegje, për t’i uruar dhe ofruar përkrahje koordinatores të porsazgjedhur Gentiana Shabani.
Sot kemi veçuar vizitën e z. Renan Imamit- asambleist i Kuvendit Komunal, nga komuniteti turk.
Gjatë këtij takimi koordinatorja Shabani falënderoj z.Imamin për përkrahjen e tij konstante që i ka dhënë Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përderisa z.Imami uroj zgjedhjen znj.Shabani për koordinatore dhe ofroi përkrahje për pikat që duhet ngritur në Kuvendin e Gjilanit nga ajo thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/