Genta shpërthyese në Gjilan

Genta Ismajli ka zgjedhur vendlindjen e saj Gjilanin që të këndojë për Ditën e të Dashuruarave dhe për festën e pavarësisë së Kosovës.
Genta ka shpërthyer para këtij publiku përderisa edhe pritja e ngrohtë nuk ka munguar nga adhuruesit e saj.
Ndryshe, përpos koncerteve të ndryshme Genta ka realizuar edhe një videoklip në këtë fillim vit përderisa pritet që ajo të vazhdoj me krijimin e këngëve të reja edhe pak para muajve të verës.