Genta së shpejti me një këngë
Genta Ismajli është në përgatitje për të sjellë në treg projektin e saj më të ri.
Kjo shihet mjaft qartë nga fotoja që ka postuar këngëtarja në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ndërsa paralajmëron fansat për një tjetër hit.
Ndonëse ndjekësit në rrjetin social e kanë pyetur se cila është kënga e re, ende asnjë përgjigje nuk është dhënë nga Genta.