Fundamenti

Genta nuk pranon sponsor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Anuloje” të cilën këngëtarja e njohur Gentiana Ismaili e plasoi javë më parë. Kënga e cila prekë një temë dashurie, është e realizuar nga Arsim Bunjaku i cili e ka bërë tekstin dhe aranzhmani është i përgatitur nga Virusi.

Nga menagjmenti i këngëtares na bëjnë të ditur se kënga e cila është e plasuar, në kanalin e saj në Youtube www.youtube.com/genta, që në start është pëlqyer mjaftë shumë në publik dhe kjo i jep vullnet këngëtares për të vazhduar edhe më tutje me surpriza të radhës.

“Si audio është pritur shumë mirë, për momentin është në kohë promocioni si klip në faqen e Gentës në Facebook, gjë që edhe po e presin shumë mirë në bazë të komenteve dhe numrit të pëlqimeve”, bëjnë të ditur nga menaxhmenti. Edhe pse kënga trajton një temë dashurie, nuk ka të bëjë me jetën e saj private, thjeshtë është një tekst i Arsimit që Gentës i ka pëlqyer.

Eco Higjiena

Gjatë këtyre ditëve Genta bashkë me ekipin e saj menaxherial është duke përgatitur videoklipin e kësaj kënge dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të plasohet në treg. Edhe për këtë videoklip ashtu sikurse të tjerët thuhet që Genta nuk ka ndonjë sponsor.

“Deri më tani të gjithë videoklipet e Gentës janë të përgatitura pa sponsor, kështu që edhe videoklipi i këngës ‘Anuloje’ është pa sponsor. Si zakonisht nuk marrim sponsorë në klip” ,bëjnë të ditur nga zyra menaxheriale e Gentës. Pas këtij projekti, Genta do të nisë punën edhe për një këngë tjetër, e cila gjatë muajve të ardhshëm do të plasohet bashkë edhe me videoklip. Por nuk do të jetë vetëm kjo, pasi Genta së shpejti do të shpalos edhe një projekt madhështor për adhuruesit e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.