Genta në ring

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Genta Ismajli, këto ditë publikoi këngën “Poison” , e cila është promovuar për herë të parë në Gjermani.

Gjate fundjavës, këngëtarja u ngjit në ring, për të kënduar në ndeshjen e boksit në mes të kampionit shqiptar Haxhi Robin Krasniqi dhe Max Heyman.

Mobi Casa

Në këtë ngjarje të mbajtur në Maritim Hotel të qytetit lindor gjerman Magdeburg, Genta është shfaqur energjike si zakonisht, me një fustan të punuar enkas për të nga stilisti Valdrin Sahiti.

Mbrëmja e 16 nëntorit ishte e suksesshme për kampionin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai arriti edhe një fitore, madje të parakohshme, pasi rrëzoi kundërshtarin amerikan Max Heyman 2 herë, në 3 raunde. Në duelin e radhës Krasniqi do të luftojë për titullin e botës. /Indeksonline/