Genta, me tri këngë të reja

Gentiana Ismaili këngëtarja me plotë sharmë dhe energji ka vendosur që edhe gjatë këtij sezoni të verës, të sjellë freski tek adhuruesit e saj.
Sipas këngëtares do të jenë tri këngë të reja, të cilat do të plasohen bashkë me videoklipe.
“Jam duke punuar intensivisht në mënyrë që adhuruesve të ju sjellë projekte të reja dhe të veçanta për ta. Në fakt edhe gjatë kësaj sezone të verës do të jem mjaftë shumë e angazhuar me aktivitetet e mia muzikore. Do të plasohen tri këngë të reja, bashkë me videoklipe dhe do të jem pjesëmarrëse edhe në shumë koncerte verore këtu në Kosovë.
Ndërkaq sa i përket bashkëpunëtorëve dhe mënyrës së paraqitjes në këto këngë të reja, nuk mund të zbuloj asgjë tani për tani, sepse dua që çdo gjë të mbetet befasi për publikun tim”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Këngëtarja kohë më parë ka paralajmëruar një projekt të madh që ka të bëjë me krijimtarinë e saj muzikore. Gjatë muajit maj ajo do të shpalos për tërë adhuruesit e saj një autobiografi me përmbajtje të shumta përgjatë dhjetë viteve të saj në skenë.
“Punën në këtë autobiografi ka kohë që e kam nisur, po mundohem të sjellë diçka të paparë deri më tani sa i përket krijimtarisë së një këngëtareje. Do të shpalos materiale të shumta të cilat i kam realizuar gjatë rrugëtimit tim prej një dekade në skenën muzikore, mbase kam bërë dhe akoma vazhdoj të bëjë një rrugëtim të denjë për një karrierë edhe më të madhe”, shton ajo.
Për projektet dhe angazhimet e saj në fushën e këngës, Genta ka një ekip të gjerë bashkëpunëtorësh, mbase një mbështetje të madhe e ka nga grupi menaxherial “Trejat” të cilët kanë nën përkujdesje këngëtaren.