ARKATANA

Genta Ismajli e kënaqur nga ky sezon

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ka 10 vite që është pjesë e skenës muzikore shqipe dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka sjell një bagazh plot me këngë, të cilat gjithmonë janë shndërruar në hite. Mirëpo këngëtarja Genta Ismaili nuk ndalon me kaq, pasi që shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor. Kështu së paku ka treguar menaxheri i saj, Adem Ramadani, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur rreth angazhimeve të këngëtares dhe planeve të saj të mëtutjeshme.

Vera e këtij viti duket se ka kaluar me shumë sukses. Kjo pasi në këtë vit Genta Ismajli ka festuar 10 vjetorin e karrierës si këngëtare. Në gjithë këto vite, ajo ka sjellë këngë, klipe e albume, të cilat janë veçuar gjithmonë e janë dëgjuar me të madhe në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë. Sukseset e njëpasnjëshme të saj kanë bërë që ajo të mos ndalojë asnjëherë në krijimin e projekteve muzikore që si gjithmonë janë shndërruar në hite.

E një ndër këto hite është edhe kënga e fundit ‘Feel’, të cilën ajo e ka në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi, këngë kjo e cila menjëherë pas lansimit ka pushtuar media shqiptare dhe rrjetet sociale, bëri që edhe një herë Genta të dëshmojë pse e do publiku. Por, Genta nuk mendon që të ndalojë me kaq.

Ajo pas një turni të gjatë të koncerteve që i kishte në gjithë vendet ku flitet shqip, do të vijë me risi tjera. Kështu së paku ka thënë menaxheri i saj Adem Ramdani, në një bisedë për gazetën tribuna. “Genta ka në plan të vijë me risi, mirëpo nuk mundem asgjë të bëj publike tani, meqë ende është në proces të punës. Kur të vijë koha, publiku patjetër që do të jetë i informuar”, ka thënë Ademi në fillim të bisedës.

FITORJA

Priten edhe bashkëpunime

E ndonëse sezoni veror përfundoi, Ademi shprehet se Genta është ndarë e kënaqur nga ky sezon. Ku me koncerte të shumta gjithandej, ajo ka qenë pranë publikut të vet. “Ka qenë një sezon shumë i mirë”, ka thënë shkurt Ademi, duke mos dashur të shpalos, se deri në cilën shifër kanë arritur fitimet.

Ndërkaq ai tregon se sezoni i turneve ka përfunduar më 1 shtator, ndërsa këngëtarja Ismajli tashmë ka ndarë kohë për vete. Sipas tij, Genta është në pushim njëmujor, ndërsa pas pushimit, menjëherë do t’i përveshet punës që të vijë me projekte të reja. E sa i përket këtyre risive, Ademi ndonëse nuk donte të shpaloste shumë, duke dashur risitë t’i lë befasi për publikun, ai nuk ka mohuar se Genta në treg mund të vijë edhe me ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Po do të ketë bashkëpunime në të ardhmen, por nuk ka ende emra që do t’i zbuloja sepse ende nuk kemi menduar se më kë do të jenë ato”, ka thënë menaxheri i këngëtares Ismajli në fund të bisedës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.