ARKATANA

Gent Qamili dhe Princvalentino Corleone edhe zyrtarisht akuzohen nga Prokuroria

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Gent Qamilit dhe Princvalentino Corleone. Të dy këta të dyshuar akuzohen për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan edhe zyrtarisht ka ngritur aktakuzë kundër Gent Qamilit dhe Prinvalentino Corleone raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Arben Kadriu të pandehurit Gent Qamili dhe Prinvalentino Corleone dyshohen se më 28 korrik 2013 në tualetin e diskotekës “Stop” e cila gjendet në magjistralen Gjilan – Kamenicë, të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim, kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, ashtu që i pandehuri Corleone, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Gent Qamili, të njëjtit ia jep një çantë në të cilën gjendej një granatë dore e tipit “A1”, me ndezës dhe siguresë, dhe i jep instruksione që ta vendos në lokalin e diskotekës “Stop”, duke i premtuar kundër shpërblim shumën e të hollave prej 300 eurove, ia jep për ta blerë kartelën e telefonit. I pandehuri Gent Qamili e merr mjetin eksplodues nga i pandehuri Corleone, dhe e vendos në tualetin e diskotekës “Stop”, vend ku kanë qenë të pranishëm numër i madh i njerëzve. Gent Qamili me numrin e telefonit e thërret policinë dhe i lajmëron se në diskotekën “Stop” ka bombë.

Çka tha Gent Qamili e çka tha Princavalentino Corleone për bombën

FIDANISHTJA

Rrëfimi i Gent Qamilit dallon nga ajo e Corlones dhënë në polici dhe prokurori. Sipas aktakuzës Gent Qamili ka thënë se është e vërtetë se më 28 korrik 2013 3 kishte thirr në telefon Corleone ku edhe ka shkuar në shtëpinë e tij në lagjen “Dardania”.

Corleone kishte kërkuar nga Gent Qamili që në diskotekën “Stop” në Gjilan të shkon dhe ta ndërpres rrymën. Arsyeja e vetme që kërkonte nga unë që ta ndërpres rrymën ishte që të prishet mbrëmja në diskotekën “Stop” me që Corlone kishte organizuar të njëjtën ditë një party në diskotekën “Meteor Club” dhe qëllimi i tij ka qenë që të gjithë mysafirët e “Stopit” të vijnë në “Meteor Club” ka rrëfyer Qamili.

Ky i pandehur më vonë thotë se qëllimi i Valit nuk ka qenë që të rrezikohen njerëzit, por vetëm që të krijohet panik dhe të ikin mysafirët nga “Stopi” e të shkojnë në “Meteor Club”.

Kurse Corleone ka thënë se Gent Qamilin nuk e njeh fare dhe nuk e ka pranuar faktin se ka porositur të pandehurin Gent Qamili për të vendosur një çantë në të cilën ndodhej një bombë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.