Uji Dea

Genoa e do Hetemajn, Chievo reziston

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Genoa ka shprehur interesim për Përparim Hetemajn. Mesfushori kosovar ka shfaqur paraqitje të mira në vitet e fundit me Chievon, prandaj kjo i ka rënë në sy klubit nga Genova, i cili e do me ngulm përfaqësuesin finlandez.

Mirëpo, duket se klubi nga Verona nuk është i interesuar të heq dorë nga futbollisti drenicas, i cili njihet për lojën e tij luftarake në repartin defanziv, por edhe për kontributin në atë ofanziv.

Eco Higjiena

“Hetemaj nuk është në ‘treg’. Përparimi është në qendër të projektit tonë dhe nuk e kemi interesin për t’i nisur bisedimet, edhe pse Genoa nuk më ka kontaktuar ende për të”, deklaroi drejtori sportiv i Chievos, Luca Nember për “Pianetagenoa1893”.