GRANDEMALL

Genc Sermaxhaj: Drita e gatshme për derbin lokal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Derbi i Juniorëve U-19 në mes Dritës e Gjilanit ka zgjuar kureshtjen e shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm në qytetin e Gjilanit, por në tërë Kosovën.

Ashtu siç është rivaliteti tek Seniorët ky rivalitet është bërë edhe tek Juniorët, por gjithmonë në suazat e sportivitetit duke dhuruar spektakël.

Trajneri i “bardhekaltërve”, Genc Sërmaxhaj, para sfidës së nesërme i ka përgatitur futbollistët e tyre që nga ky derbi të dalin të pamposhtur.

Nikoqiri i këtij derbi kësaj radhe është Drita, ndërsa trajneri Genc Sërmaxhaj i cili është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme me futbollistët e tij duke e ditur se në këtë vit janë inkuadruar në Superligë para derbit lokal ka theksuar.
” Nesër kemi një ndeshje me rëndësi të veçantë, ne aspak nuk ngarkohemi me fjalën “derbi” dhe nuk e kemi imperativë që patjetër të bëhemi kampion duke e ditur se në këtë sezonë jemi inkuadruar në Superligë dhe kemi shfaqur lojëra tejet të mira. E gjithë ngarkesa është tek kundërshtari i nesërme, ne i kemi mposhtur në vjeshtë me rezultat 1-4 dhe ne para kësaj sfide jemi shumë të qetë. Urojë që të jetë një ndeshje e pëlqyer, cdo sukses i arritur deri më tani ju takon futbollistëve të mijë ndërsa urojë të jetë një ndeshje për lakmi e dy skuadrave që kanë futbollist të shkëlqyer në radhët e tyre, ju urojë paraqitje të mirë pasiqë tani e një kohë ky derbi ka munguar”, ka bërë të ditur trajneri, Genc Sërmaxhaj.

Mobi Casa

Sipas Sermaxhës edhe pse ka dy futbollist të lënduar shpreson se për ndeshjen e nesërme do të jenë të gatshëm të zbarkojnë në fushën e gjelbërt.

Në Superligën e Kosovës për Juniorë U19 kryeson Gjilani me 46 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 43 pikë dhe Drita e cila pozicionohet ne pozitën e tretë me 42 pikë.

Derbi zhvillohet në stadiumin me bari-sintetik në periferi të Gjilanit afër fshatit Livoq, ndërsa takimi fillon në ora 12:00.

Siç kanë paralajmëruar tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, nesër pritet të jetë një numër i madh i tyre për ti përkrahur futbollistët e skuadrave të tyre në këtë kohë të pandemisë COVID-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.