Hidromorava

Genc Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen Ludogorets-Spartak Trnava

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e rëndësishme evropiane.

Për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në fakt, UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45.

FIDANISHTJA

Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.

Të rikujtojmë se Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.