Eko Higjiena

Genc Kelmendi reagon publikisht: Shkëpusim çdo komunikim me dr. Aurora Dollenberg dhe shoqatën e saj private

/ 5 minuta lexim

Prishtinë – Ne shkëpusim çdo komunikimin me dr. Aurora Dollenberg dhe ‘shoqatën’ e sajë private në kontekstin e bashkëpunimit, organizativ apo profesional dhe Të dërgojmë një apel tek të gjithë mjekët e mjeket, personelin tjetër shëndetësor dhe miqët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (Veriore) të kenë kujdes në komunikimin, apo bashkëpunimin me një ‘shoqatë’ të tillë private, siç është kjo në emër të së cilës paraqitet dr. Aurora Dollenberg – Meta. Të kenë kujdes me agjendën e saj, konferencat, kongreset apo të ngjashme. Me përshëndetjet më mira dhe me përkushtim ka shkruar Dr. Genc Kelmendi, Kryetar AMFE Gjermani Jugore.

Reagimi i plotë i Genc Kelmendit:

Kolege dhe kolegë, miq të nderuar,
njē prej të metave themelore, bazike ne sistemin e organizimit social dhe politik të shqiptarët pa përjashtim është mungesa e institucionit të votës. Aty ku nuk votohet, apo nuk respektohet vota ka keqkuptim dhe prishje të marrëdhënieve njerëzore sapo te rreshtohen tre persona dhe më shumë.

Kështu edhe kur bëhet fjalë për organizimin e mjekëve në shoqata vlen i njëjti princip: institucioni i votës. Ky është problemi i organizmit që pretendon të jetë “Federatë e Mjekëve Shqiptarë në Evropë”, apo AMFE me në krye dr. Aurora Dollenberg-Meta, si një ‘shoqatë’ e saj private. Ku nuk aplikohet vota!

Kjo është shkaku dhe burimi i çdo mosmarrëveshje e konflikti që ka të bëjë me AMFE, brenda dhe jashtë, që nga konflikti i parë që Aurora kishte me motrën e saj gjithashtu mjeke, dr. Elona Haubrich. Si pasojë ka një proces gjyqësor (në Gjykatën e Braunschëeig-ut) në mes të Aurorës dhe Elonës, se kujt i takon shoqata në fjalë.

Për shkaqe të njëjta ekziston edhe konflikti në mes të dr. Aurora Dollenberg dhe dr. Marsela Ceno, që ka nisur në Konferencën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, të mbajtur në Berlin (2019?), që për pasojë kishte ndarjen dhe tani kemi dy të mjekëve shqiptarë ne Gjermani: shoqata e Aurorës dhe ajo Marselës.

Eco Higjiena

Për shkaqe të njëjta lindën edhe në pjesën e mbetur të shoqatës e me këtë edhe zhgënjimi im, kur sekretari i ri i MAFE – Gjermani Jugore Niq Krasniqi dhe unë Statutin dhe programin e AMFE në nivel Gjermanie me qëllim të shtrirjes se aktiviteteve ne baza ligjore, mirëpo këto dokumente nuk i morën kurrë. Për një vit e me tepër nuk morëm asnjë nga dokumentet e kërkuara për veprimtari legale, as dhe ndonjë dëshmi, si psh. sponzoruesit e konferencave.

Propozimi ynë që te shkruajmë vet Statutin dhe të regjistrojmë Shoqatën u kundërshtua në emër të “Bordit Internacional”, i cili në fakt në fakt nuk bazohet në Statut a vendime demokratike, por sajohet në bazë të interesit të momentit. Propozimi tjetër i yni, që në nivel Bordi për Evropë të zgjedhen nga 3 – 5 përfaqësues prej çdo shteti dhe të votohet Bordi Drejtues dhe Kryetari/Kryetarja, poashtu nuk u mor parasysh.

Përgjigja e dr. Aurora Dollenberg ishte ‘legjendare’: “Kjo shoqatë është baby im dhe nuk ia jap askujt, sepse po të paguhen kontributet e anëtareve dhe të votohet ekzistonte mundësia që Aurora Dollenberg të humbiste me vota dhe ajo këtë se përballon dot”.
Pra sërish kthehemi të mungesa e institucionit të votës dhe kuptimit te demokracisë. Kjo është mungesa kryesore edhe e partive politike, kudo tek shqiptarët, që po rrënon aftësitë tona si komb dhe ia hap derën kujtdo, që të nëpërkëmbë dhe shantazhojë individë e përfaqësues të popullit shqiptar.

Në përballje me këtë ecuri degradive, për ta ndalur atë dhe me qëllim të organizmit funksional kemi vendosur si vijon:

  • Aktiviteti ynë vazhdon më tutje, në format e parapara dhe kornizat ligjore për Organizatat Joqeveritare ne Gjermani e BE, sidomos me qëllim të kultivimit dhe avancimit të idesë fisnike për organizim të mjekëve shqiptarëve në Mërgatë dhe Diasporë për të mirën e komunitetin tonë dhe vendeve amë dhe me qëllim të mbrojtjes së tyre nga komprometimi e përçarjet, sikur këto që ushqehen nga dr. Aurora dhe ndonjë tjetër rreth saj.
  • Ne shkëpusim çdo komunikimin me dr. Aurora Dollenberg dhe ‘shoqatën’ e sajë private në kontekstin e bashkëpunimit, organizativ apo profesional. dhe
  • Të dërgojmë një apel tek të gjithë mjekët e mjeket, personelin tjetër shëndetësor dhe miqët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (Veriore) të kenë kujdes në komunikimin, apo bashkëpunimin me një ‘shoqatë’ të tillë private, siç është kjo në emër të së cilës paraqitet dr. Aurora Dollenberg- Meta.

Të kenë kujdes me agjendën e saj, konferencat, kongreset apo të ngjashme.
Me përshëndetjet më mira dhe me përkushtim, Dr. Genc Kelmendi, Kryetar AMFE Gjermani Jugore