Mobi Casa

Gecaj: S’ka zgjedhje nëse dështon Demarkacioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka deklaruar gazetës “Zëri” se Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe nëse dështon miratimi i Demarkacionit në Kuvend. Sipas tij, nëse dështon kjo marrëveshje, pasojat i bartin qytetarët.

Deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët deri më tani e kanë kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, nuk kanë ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Për këtë shkak drejtuesit e Qeverisë së Kosovës ende nuk janë të sigurt nëse Demarkacioni do të mundë të kalojë në Kuvend.

Eco Higjiena

Prandaj thonë se edhe nëse nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për gazetën “Zëri” se mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje nuk rrezikon ta dërgojë vendin në zgjedhje. “Qeveria nuk frikohet nga Demarkacioni fare pasi që kjo nuk është çështje e interesit parcial, por kombëtar. Nëse nuk kalon pasojat i bart tërë shoqëria. Do të procedohet në kohën kur mendohet se është më e përshtatshme për të kaluar. Dështimi i miratimit nuk na dërgon në zgjedhje, por i ngadalëson e i ndërpret disa procese të tjera me rendësi të përgjithshme”, ka theksuar Gecaj..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.