Gazsjellësi rus larg Trojeve Shqiptare, Boshnjake dhe Kroate

/ 2 minuta lexim

Rrjedha e Jugut- gazsjellësi nga Rusia për në Evropë, i cili do të kaloj nëpër Serbi, do t’i sjell asaj një investim shekullorë, ndërsa Shqiptarëve, Boshnjakëve dhe Kroatëve iu mbesin thërmitë.

Presidenti rus Vladimir Putin e hapi fillimin e punëve për tubacionin e gazit në Rrjedhën e Jugore nga Rusia nëpër fundin e Detit të Zi duhet të shkojnë nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë deri në Itali. Ceremonia u mbajt në Anap në rajonin Krasnodar të Rusisë jugore, dhe stacioni i parë i kompresionit që do të ndërtohet është Ruskaja, më i madhi i këtij lloji në botë.

Vlera e ndërtimit të këtij gazsjellësi është vlerësuar në rreth 16 miliard dollarë amerikanë, edhe pse në vitet e fundit ka pasur një shans që trasa kryesore të kalon nëpër Kroaci, përfundimisht mbet jashtë lojës dhe mund të fitoj vetëm një degë të veçantë.

Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom Transgas Krasnodar , Igor Tkachenko tha se në vit do të jetë në gjendje të transportojë deri në 63 miliardë metra kub gaz, ose rreth dhjetë për qind të kërkesës vjetore Evropiane.

Eco Higjiena

Për të arritur kapacitetin e plotë do të jetë e nevojshme zgjerimi i tubacioneve ekzistuese ruse dhe ndërtimin e atyre plotësues pothuajse 2.500 kilometra shtesë të tubacioneve dhe dhjetë stacione të reja kompresor. Ky projekt i quhet Korridori jugor, dhe është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2019.

Rrjedha e jugut mund të futet në funksion brenda tre viteve, dhe kjo do të varet kryesisht nga vendet partnere dhe nga dinamika e ndërtimit. Siç raportoi gazeta serbe Blic, në Serbi aktualisht duhet të miratohet një ligj i posaçëm për ndërtimin me të cilit do të përshpejtohet i tërë procesi. Autoritetet e atjeshme thonë se më shumë investime në Serbi nuk ka pasur të paktën që 60 vite .

Përveç Gazpromit të Rusisë, i cili mban gjysmën e aksioneve në të Rrjedhës së Jug, aksionarë janë edhe ENI italian, EDF francez dhe BASF-i i Gjermanisë, përkthyer nga Ismet Azizi.