Gazmendi tragjik, vrasësit 16 vjet burg

Festa e organizuar pas lajmit se bashkëshortja do të lindë binjakë dhe dehja gjatë asaj nate, e ka çuar te më e keqja Ali Hasanin, i cili në orët e para të 3 korrikut të 2012-s ka vrarë Bekim Ademin.
Për vrasjen që Hasani kishte kryer një vit e gjysmë më parë në qytetin e Mitrovicës, të martën ai është dënuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti me gjithsej gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë heqje lirie.
Ai është dënuar nga një trup gjykues i gjyqtarëve të EULEX-it të cilët e kanë vërtetuar pretendimin e prokurorisë, e cila veprimin e Hasanit e ka cilësuar si vrasje të rëndë…(Zëri)