UBT

Gazmend Jakupi në krye të Teknologjisë Informative të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Në takimin e parë të “Kolegjiumit të Zyrtarëve Komunal të Teknologjisë Informative”, të mbajtur në Prishtinë, menaxheri i IT në Gjilan , Gazmend Jakupi është zgjidhur kryesues i kolegjiumit i cili është nën ombrellën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Me themelimin e një Kolegjiumi të ri i cili është nën ombrellën e Asociacionit te Komunave te Kosovës, që në rend të punës kishte zgjedhjen e 5 anëtarëve të kryesisë, me shumicë të votave Gazmend Jakupi – menaxher i Zyrës se Teknologjisë Informative të Komunës së Gjilanit është zgjedhur kryesues i kolegjiumit.

Kjo është bërë për faktin se Komuna e Gjilanit gjithnjë prinë në shfrytëzimin, implementimin e Teknologjisë Informative si nga ana e shfrytëzimit, implementimit të Software’it e poashtu edhe Hardware’it”, tha Jakupi.

UBT

Gjilani prin në mesin e Komunave të Kosovës për shfrytëzim të IT-së dhe për këtë disa herë jemi shpërblyer nga organizata relevante ndërkombëtare, por edhe nga qeveria e Kosovës.

IT e Gjilanit poashtu pos shumë aktiviteteve të saja po merret edhe me trajnimin e zyrtarëve komunal që do të ndikoj edhe më tepër në avancimin e përdorimit të teknologjisë nga ana institucionale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: