RCCOLA

Gazmend Freitag për të bukurën

/ 5 minuta lexim

Gazmend Freitag: Autoportret, 2014
Asie Duka

Qëllimi i këtij „djaloshi“, i të gjithë aktivitetit të tij, tek e mira morale, joshet nga pikëpamja e vet e brendshme, ky është qëllimi përfundimtar i gjithë njerezimit. Interesi i tij për pikturën, për të bukurën është shenjë e karakterit të mire moral, këtij pohimi mund ti kundërvihen shumë njerëz që bazohen mbi faktet e eksperiencës, që i trajtojnë si rregulla të përgjithshme, të kota, kapricoze, apo si shtojca të pasioneve të dëmshme, këta s’kanë synime për përmbushje parimesh morale.

Qëllimi i këtij „djaloshi“, i të gjithë aktivitetit të tij, tek e mira morale, joshet nga pikëpamja e vet e brendshme, ky është qëllimi përfundimtar i gjithë njerezimit. Interesi i tij për pikturën, për të bukurën është shenjë e karakterit të mire moral, këtij pohimi mund ti kundërvihen shumë njerëz që bazohen mbi faktet e eksperiencës, që i trajtojnë si rregulla të përgjithshme, të kota, kapricoze, apo si shtojca të pasioneve të dëmshme, këta s’kanë synime për përmbushje parimesh morale.

Interesi i Freitag është shije në vlerësimin e natyrores, ta ngresh të bukurën në art, ky zotëri i referohet rreptësisht formave të bukura të natyrës, duke lënë mënjanë të gjitha magjepsjet, të cilat shija dëshiron në mënyrë aq zemërgjerë t’i kombinojë me vetveten, Interesi i tij mbetet empirik, ky djalosh nuk synon komunikim të vëzhgimeve të tij me të tjerët, e trajton formën e bukur njerëzore, përtej çdo ndjenje admirimi apo dashurie, duke i lënë kështu magjepsjet, me dëshirë jashtë vëmendjes së tij, qoftë edhe përballë rrezikut të kanosjes së ndonjë fatkeqësie – mjaft që ti japin avantazh në të ardhmen – vetem një person i tillë mund të arrijë të përfitojë një interes të drejtpërdrejtë e, në fakt, intelektual ndaj bukurisë në natyrë, ai nuk kënaqet vetëm me formën natyrore të bukurisë, por kënaqet dhe me vetë ekzistencën e kësaj bukurie. Madje duke e arritur diçka të tillë pa ndihmën e ndonjë magjepsjeje të ndijimeve që mund të pranohet prej trajtës së objektit apo pa shoqërizimin e tij me çfarëdolloj qëllimi.

Arti i Freitag dallohet nga natyra, pasi ky e krijon këtë të fundit nëpërmjet aktit të veprimit. Një produkt i arritur në liri dhe përmes një akti të vullnetit që e vendos arsyen në themel të veprimeve të veta, përfton piktura të tilla, art të vërtetë. Shkenca rrjedh nga dija, arti nga mjeshtëria, teknikë dhe teori. Freitag ka dijen e mjaftueshme në zotërim dhe njohjen e rezultatit të dëshiruar që arrin të bëjë art, ky zotëri shprehet diku; se rruga më e mire për të çuar përpara pikturën e lirë është flakja tej e të gjitha shtrëngesave dhe shndërrimi i saj nga punë thjesht në një lojë.

Fidanishtja

E bukura te z. Freitag është forma e finalitetit të një objekti që arrin të përceptohet e tillë, veçan nga përfaqësimi i një qëllimi. Piktura juaj quhet e bukur sipas shijes dhe aftësisë sonë vlerësuese, por edhe si mënyrë përfaqësimi e tij nëpërmjet një kënaqësie apo kundërshtie të lindur veçan nga çfarë do lloj interesi. Bukuri që rrjedh nga momenti juaj i parë. E pëlqyeshmja është çeshtje e çdolloj individi, e mira mbështetet mbi koncepte, ndërsa e bukura është një gjykim shijeje (kënaqësia e një pikture arrin ti bashkëngjitet mendimit të çdokujt). Qëllimi juaj është universalizimi një faktor tejet thelbësor i një gjykimi. Të gjykojmë një art jo mbi bazën e koncepteve, por mbi ndjenjat është një gjykim shije që jep idenë e një gjykimi të përgjithshëm. Të jesh i aftë të parashtrosh një gjykim shijeje, është pasojë e shkaktuar nga loja e lirë e fuqive tona njohëse.

Piktura e z. Freitag është mirfilli art, përderisa ajo zotëron në vetëvete kohën dhe dukjen e të qenit natyrë. Ky zotëri ka dhunti natyrore që vendos rregulla arti. Artet e bukura domosdoshmërisht duhet të përzgjidhen dhe të shihen si art të gjenive. Kur ky zotëri nxjerr nga duart një pikturë (krijim) të gjenisë së vet, ai kurrë s’mund të tregojë me saktësi se si mund ti jetë përndezur në mendje ideja e kësaj pikture, ai nuk zotëron dot fuqinë e sajimit të diçkaje të ngjashme me kënaqësine, që më pas në mënyrë metodike t’ua komunikojë atë, dhe të tjerëve, në mënyrë që ata ta përdorin si normë për të bërë piktura të ngjashme me te.

Pra aftësia e Freitag si një shpirt i veçantë, mbrojtës e udhërrëfyes që i falet njeriut që në lindje të tij, në saj të frymëzimit të të cilit arrihen të përmbushen tërë ato ide origjinale, të cilat i përmend në heshtje vepra e tij, pra piktura e tij.

Natyra parashtron rregulla për ju z. Freitag, jo nëpërmjet shkencës, por nëpërmjet artit, me kusht që ky i fundit të jetë art i bukur, tashmë ju e keni realizuar më së miri vetveten. Përgëzime, përunjësisht dhe mirënjohje të thellë për veprën tuaj.