GRANDEMALL

Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

“Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në qendër të Vjenës u hap ekspozita… motivet artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçanërisht Prizreni me urat e vjetra nga guri… në Kosovë është një frymë tjetër e pikturave.

Ditë më parë piktori i njohur, i cili jeton në Austri, Gazmend Fraitag, hapi ekspozitën e radhës në kryeqytetin austriak, e cila me sukses po vizitohet nga shumë dashamirë të artit pamor. Vjena është vend ku vlerësohet arti dhe ekspozimi artistin e ngre para përgjegjësisë dhe kritikës së mirëfilltë.

Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum”, në qendër të qytetit, punimet në pikturë do të qëndrojnë për vizitorë më shumë se një muaj, deri më 7 korrik. Ishte kjo ekspozitë e iniciuar nga piktori austriak, Eddie Mülller, nga Linci, e organizuar nga reporteri për kulturë, Joe Leiner. Në hapje të ekspozitës ishin prezentë shumë figura arti dhe mërgimtarë shqiptarë nga shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare dhe vendëse.

Hapjen e ekspozitës e bëri krijuesi Hubert Thurnhofer, autori i veprës “Das Testament des Damien First”, e cila e kishte edhe ditën e promovimit. Në mbrëmjen e hapjes ishin të pranishëm më shumë se 80 mysafirë nga të gjitha zhanret e krijimtarisë dhe mërgimtarë shqiptarë artdashës. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Anton Marku, këshilltar, i cili i përshëndeti të pranishmit.

…ekspozitat

Pas disa sukseseve me ekspozitat e tij në Gjermani që nga vitet nëntëdhjeta, serinë e ekspozitave në Austri e fillon në vitin 2008, në Peuerbach, e në “Atrium” Bad Schallerbach, duke vazhduar me sukses në disa qytete të tjera. Këtë vit ekspozoi në “Galerie – Halle” në Linz, në “Café Kronberg” (2013) në Scharten dhe kjo tani e hapur në Vjenë. Gazmendi është prezantuar me sukses me punimet e tij në antologjinë e krijuesve shqiptarë në Austri “Iliricum”, vepër e Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Austri.

FIDANISHTJA

…motivi

Motivet në krijimtarinë artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçanërisht Prizreni me urat e vjetra nga guri, ku piktori kaloi një pjesë të jetës së tij rinore si gjimnazist. Ai e preferon pikturimin me ngjyra vaji në kanavac, në grafikë dhe disa me laps. Talentin e tij gjithmonë e ka shprehur me pikturë që nga fëmijëria e tij në Prizren, ku mësoi në shkollën fillore dhe në gjimnaz, muret e të cilave ishin të zbukuruara me pikturat e tij. Kjo e mbushi krijuesin me besim në artin e tij dhe e bëri të lumtur në rrethin shoqëror.

Tani krijimtarinë e tij e realizon me sukses në Austri. Ekspozitat e tij gjithnjë në rritje në cilësi e sasi e shprehin shpërthimin e energjisë së autorit me vrull të pandalshëm. Në shaka piktori do shprehet: “Unë kam aq shume motive dhe energji të akumuluar saqë më duhet ndoshta edhe një jetë e dytë për t’i realizuar ato. Ura e gurit në Prizren më ka fascinuar, të cilën unë dy here në ditë e kaloja përderisa isha gjimnazist në Prizren. Ndërsa Kalaja e lashtë në prapavijë dhe qielli i kaltër në horizont, janë motiv shumë i preferuar edhe sot për mua. Fytyrat e njerëzve dhe karakteristikat e tyre janë shumë prezentë në vizatimet e mia. Ato i punoj me ngjyra vaji në kanavace, tush dhe laps të thjeshtë. Aktet nudo janë domosdoshmëri thuajse për çdo piktor”. Ky është Gazmend Freitag, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngre nëpërmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën, e cila do të jetojë gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjell në shpirt, është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe artisti ynë.

Kush është Gazmend Freitag

Gazmendi lindi në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani, e pastaj në Linc të Austrisë.

Në mërgim i hyn fushës së artit pamor, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdojë mësimet tek artistët e njohur austriakë, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në Linz. Krahas kësaj, Gazmendi iu rrek punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace. Piktura me motive nga bukuria e femrës dhe peizazhi janë dominuese në punën e tij artistike./Hazir Mehmeti, Vjenë/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.