UBT

Gazmend Freitag, ai ka lindur krijues!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Remzije Zekolli – Analistë, kritikë, portale në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, shpeshherë në analiza dhe kritika arti, janë shprehur se piktori shqiptar nga Kosova, Gazmend Freitag ka lindur me talentin e tij krijues. Edhe krijuesit e mëdhenj kanë histori fëmijërie të cilën e ndajnë me publikun. Maestro i pikturës, Gazmend Freitag për pak çaste na kthen në fëmijërinë e tij të gërshetuar plot ngjarje reale dhe të përjetuara. Tani para artdashësve të tij, por edhe më gjerë sjellim një dëshmi, një thesar të llojit të vet, i cili dëshmon talentin e tij qysh nga fëmijëria.

Me pedantëri kishte vendosur numrat në fletët e bardha ku kishte shkruar vjershat. Në atë arkë thesari ruhen edhe vizatimet e tij të para. Në vendlindjen e tij si në çdo fshat të Kosovës shtohej familja e rriteshin fëmijët, ndërtonin shtëpi dhe secili dilte e jetonte fatin e tij. Familja u nda sipas traditës e zakonit të asaj ane, u ndërtuan tri shtëpi të reja. Babai i piktorit u vendos në shtëpinë e re ndërsa shtëpia e vjetër ku kishte lindur ai, i mbeti vëllait të dytë, axhës së piktorit, i cili jetonte me prindër.

Krijuesi i vogël me kujdes i kishte ruajtur librat e tij, të secilës klasë të cilat i kishte ndarë veç e veç në thes najloni dhe i kishte renditur për mrekulli. Në atë arkiv të vetkrijuar, me kujdes ruante atë thesar fëmijëror, libra, fletore, vizatime, literaturë shkollore, mes tjerash romanin „Pse“ të Sterio Spasses i cili ishte i ndaluar të lexohej në atë kohë, indeksin dhe literaturën e fakultetit juridik.

Uji Dea

Krijuesi ishte 22 vjeç kur iku në Gjermani. Shtëpinë e vjetër ku ishin gjërat e tij në çati, e kishte shkatërruar axha, nga brenda të katër dhomat, u shndërruan në shtallë të lopëve. Në çati piktori i kishte fshehur gjërat e tij personale. Askujt si ra ndërmend t’i ruante ato materiale. Një pa kujdesi e vogël e tyre i humbi pa gjurmë gjithë atë arkiv krijimesh të piktorit.

Vjeshta e vitit 2003, shënon një moment të veçantë në jetën e tij, rishfaqjen e fletores së poetit të vogël me vjersha që nga viti 1982 i cili në rrugëtimin e tij u lartësua në legjendë të artit pamor botëror./rajonipress/

Legjenda: Gazmend Freitag, Pataqani i Poshtëm, Kosovë, 1982

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.