Eko Higjiena

“Gazimestani” i Vuçiqit dhe (pa) përgjegjësia e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Visar Ymeri – Më 1989, lideri fuqiplotë i Serbisë, Millosheviqi pati zgjedhur Gazimestanin për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës.

Më 2018, lideri fuqiplotë i Serbisë, Vuçiqi zgjodhi veriun e Kosovës për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës.

Viktimizim për zbatim planesh në emër të ripërkufizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, midis shqiptarëve dhe serbëve.

Rrethana të reja, qëllimi i njëjtë, metoda ndryshe.

Gazimestani i Millosheviqit ishte hyrje në një kapitull të ri, edhe me mjete luftarake. Rezultati dihet.

Mobi Casa

Veriu i Kosovës i Vuçiqit synon hyrje në një kapitull të ri, me mjete paqësore, në marrëveshje me Hashim Thaçin. Rezultati nuk dihet.

Defilimi i Vuçiqit nëpër territorin e Kosovës, vendet që i vizitoi, kishte për qëllim ta demarkojë “terrenin e tij” ashtu siç bën ujku. Këtë ia ndihmuan edhe krerët institucional të vendit me mosveprimin e tyre.

Kështu Vuçiqi ‘bën’ ta vizitojë veriun e Ujmanin por jo edhe pjesët tjera. Nëse nuk kemi problem me vizitën e Vuçiqit atëherë nuk do të duhej të na pengonte vizita e cilësdo pjesë të Kosovës nga ai. Nëse kemi problem me këtë vizitë, atëherë na pengon kudo që ai ka shkuar.

Hashim Thaçi i cili po e shpërfill Kuvendin e Republikës së Kosovës ka më shumë se kurrë përgjegjësi politike dhe historike t’i njoh dhe njoftojë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për projektin e tij për marrëveshje me Vuçiqin.

Paqja e nevojshme midis Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve e serbëve, nuk mund të ndërtohet me procese jotransparente dhe me takime të mbyllura nga sytë e publikut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.