Eko Higjiena

Gazetaria e zhvilluar në UBT do të jetë pikë referente e gazetarisë në Ballkan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi thotë për rajonipress se pas akredimit të Fakultetit të medies dhe komunikimit janë duke punuar që të krijojnë një gazetari moderne me kushte dhe infrastrukturë të përsosur. Gazetaria që do të zhvillohet në UBT sigurisht që do të jetë pikë referente e gazetarisë në Ballkan thotë Hajrizi.

Janë të pakët ata njerëz që përfaqësojnë institucione kredibile e që punojnë edhe në muajin gushtë kur llogaritet praktikisht si muaji i pushimeve. Por kjo nuk vlen për Edmond Hajrizin rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Edmond Hajrizi edhe në këto temperatura të larta mendon për të avancuar në të gjitha fushat UBT, sidomos tani pas akreditimit të drejtimeve në shkencat politike, ndërtimtari dhe medie dhe komunikim.

Hajrizi thotë për rajonipress se po punon vazhdimisht me kolegët e tij, ekspertët e fushave të ndryshme nga vendorët e ndërkombëtarët për të avancuar edhe më shumë këto drejtime e në veçanti sfiduese për Hajrizin mbetet Fakulteti i medies dhe komunikimit.

Hajrizi thotë se në UBT tashmë është rritur numri i studentëve, janë rritur laboratorët, është rrituri stafi teknik dhe administrativ, është avancuar infrastruktura dhe është rritur cilësia.

FIDANISHTJA

Sipas Hajrizit kuadri në UBT për të gjitha drejtimet është shumë profesional derisa 20% e tyre janë ndërkombëtarë.

Hajrizi është i lumtur që ka arritur të avancojë studimet në UBT meqë tani studentët e UBT-së mund të vijojnë studimet me preferencat e UBT në Angli, Poloni, Austri, Gjermani, Suedi, Norvegji etj.

Sipas tij studentët e UBT-së kanë mundësi të përfitimit të bursave dhe stimulimeve tjera gjë që nuk i kanë të tjerët. Ai planifikon që UBT ta shtrijë edhe në rajonin e Anamoravës pasiqë ka shumë student të interesuar që të jemi të pranishëm edhe në komunat e Anamoravës tha Hajrizi.

Megjithatë nga të gjitha këto rezultate inkurajuese tani një fokus i veçantë i Hajrizit mbetet avancimi dhe mundësia që në UBT të ketë një fakultet të medies , ndryshe nga të tjerët.”Gazetaria do të jetë alternativë e re në këtë fushë kurse ne po mundohemi që kjo degë të udhëhiqet nga njerëzit e profesionit dhe të dëshmuar në këtë fushë. Gazetaria që do të zhvillohet në UBT do të jetë praktike sepse do të kemi infrastrukturë moderne si për intervista në studio, radio, televizion dhe komunikim të hapur” tha Hajrizi.

Meqenëse UBT-ja tashmë ka krijuar një reputacion në nivel ndërkombëtarë jam i sigurt se edhe gazetaria që do të udhëhiqet nga profesionistët e përzgjedhur tek ne do të jetë një pikë referente e gazetarisë në Ballkan tha Hajrizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: