RCCOLA

Gazetari gjerman: Propozimi franko-gjerman nuk është serioz

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gazetari i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk ka motivim, por as shpërblim për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë marrëveshje.

Martens, për“Nova” ka thënë se nuk sheh ndonjë motivim serioz as për presidentin serb Vuçiqi dhe as për kryeministrin Kurti për të bërë një hap serioz përpara. Reklama

“Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Ju mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh se cili do të jetë rezultati, sepse rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE-ja është se nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë dhe as për Kosovën dhe nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh ndonjë motivim serioz as për Vuçiqin dhe as për Kurtin për të bërë një hap serioz përpara”, tha Martens.

Ai po ashtu thekson se nuk e sheh se çfarë presioni mund të ketë BE-ja aktualisht ndaj Kosovës apo Serbisë.

Mobi Casa

“Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, pse do të ketë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që tani mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë”, thotë Martens.

Gazetari thekson se nuk e sheh se çfarë do të ishin shpërblimet për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë një marrëveshje, por se do të ishte mirë nëse do të kishte një lloj shpërblimi.

“Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe unë nuk e shoh këtë, ata erdhën në Prishtinë dhe në Beograd duarthatë. As Vuçiq dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse kjo nuk do të ishte shumë e mençur”, përfundoi Martens. /Telegrafi/