HW

Gazetari gjerman: “Edhe unë do të braktisja Kosovën po të jetoja në këto kushte”

/ 2 minuta lexim
HW

Gazetari ka jetuar një javë të plotë në familjen e Ibrahim Lokut, 20 vjeçar nga Kaçaniku, me ç`rast ka krijuar një pasqyrë reale për atë çfarë i shtyn kosovarët për të braktisur vendin e tyre.

Gazetari gjerman i televizionit gjerman WDR, Jens Eberl ka bërë një eksperiment: ai është vënë në vendin e atyre që vijnë nga Ballkani për të kërkuar azil në Gjermani. Në fakt Eberl ka zgjedhur si vend qëndrimi të tij familjen kosovare të Ibrahim Lokut, djalit 20 vjeçar nga Kaçaniku, i cili kishte provuar të shkonte në Gjermani për të kërkuar një jetë më të mirë por e kishin dëbuar.

Gazetari ka jetuar një javë të plotë në familjen e Ibrahimit me ç`rast ka krijuar një pasqyrë reale për atë çfarë i shtyn kosovarët për të braktisur vendin e tyre.

Fundamenti

Familja prej gjashtë anëtarëshe jeton me 80 euro në muaj dhe me pamundësi për të gjetur çfarëdo pune. Një sfond i varfërisë dhe papunësisë, të shkaktuara nga korrupsioni dhe paaftësia e klasës politike të atjeshme pasqyrohet në reportazhin e gjerë të televizionit gjerman.

Ideja që i krijohet gazetarit gjerman në fund të kësaj vizite të pazakonshme është: edhe unë do të ikja po të isha i detyruar të jetoja në këto kushte. Ndërsa Ibrahimi, i pyetur nëse do të pronte sërish të ikte në Gjermani, përgjigjet: “Edhe njëind herë do të provoj, nëse duhet”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.