UBT

Gazetarët protestojnë në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhjetëra qytetarë e kanë mbështetur protestën e gazetarëve në Prishtinë, pas sulmit të djeshëm ndaj kryeredaktorit të gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Zgjim Hyseni, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve ka thënë se janë mbledhur sot për të protestuar para qeverisë dhe Kuvendit për dhunën që po vazhdon të ushtrohet ndaj gazetarëve në vendin tonë.

“Para pak muajsh kishim sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, dhe ende nuk ka rezultate të hetimeve, kurse dje u sulmua edhe Vehbi Kajtazi”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa vetë Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk do të ndalet në punën e tij me gjithë sulmet e vazhdueshme ndaj tij dhe kolegëve të tij gazetarë.

“Të nderuar kolegë ju faleminderit për mbështetjen. Para meje është sulmuar kolegu im Parim Olluri dhe kjo tregon se ky presion mbi media është i vazhdueshëm”, ka thënë Kajtazi.

“Këta janë njerëz që janë të lidhur me pushtetin dhe me politikën, ajo që dua të them është se sulmi i fundit ka ndodhur për shkak të punës sime, për shkak të shkrimeve që kam pasur kohët e fundit. Unë e njoh sulmuesin tim dhe shpresoj që ai së shpejti të dalë para drejtësisë”, ka thënë Kajtazi.

“Dua të them se unë do të vazhdoj me punën time me përkushtim dhe nuk do të ndalë ky sulm”, ka thënë në fjalën e tij Kajtazi.

Hidromorava

Protesta u mbajt me slloganin #Nukpushojmë, protestojmë. /Telegrafi/

—————————————————————————————-

Gazetarët po protestojnë në Prishtinë (Foto)

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka filluar protesta e thirrur nga sociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Gazetarët e Kosovës po mbajnë aksion protestues në mbrojte të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Protesta vjen pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, por edhe sulmeve të tjera të fundit ndaj gazetarëve kosovarë.
Protesta po mbahet me slloganin #Nukpushojmë, protestojmë. /Telegrafi<

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.