Eko Higjiena

Gazetarët me përvojë flasin para studentëve të UBT-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Para studentëve të UBT-së dhe në veçanti të degës për media dhe komunikim kanë ligjëruar Mehmet Gjata gazetar në Zëri, Musa Sabedini profesor në UBT dhe themelues i agjencisë së lajmeve rajonipress, Faton Ismajli redaktor në Express dhe Beadin Syla gazetar në Kosovapress. Të gjithë folësit kanë rrëfyer për përvojën e tyre në gazetari në veçanti puna në portalet aktuale në Kosovë.

Në hapjen solemne të Akademisë Verore 2014 që u mbajt edhe në degën e medias dhe komunikimit në UBT para studentëve të UBT-së, pastaj studiuesve nga fushat e ndryshme kanë mbajtur ligjëratat e tyre rreth temës:”Roli i portaleve në Kosovë”, referuesit Mehmet Gjata, Musa Sabedini, Faton Ismajli dhe Beadin Syla.

Mehmet Gjata gazetar me përvojë të gjatë ka folur për ndikimin që kanë mediet edhe ato online dhe nivelin edukues që kanë ato. Gjata tha se portalet ende nuk e kanë arritur standardin e dëshiruar pasiqë kanë pak kuadro dhe bëjnë gabime drejtshkrimore.

Megjithatë Gjata e ka pranuar faktin se portalet tanimë janë të pakalueshme sepse ato po citohen dhe shikohen shumë nga të gjitha kategoritë.

Musa Sabedini profesor në UBT dhe themelues i Agjencisë së Lajmeve Rajonipress ka folur më shumë rreth krijimit të portalit dhe sfidave që paraqet puna në një agjenci ku lajmet janë të shpejta dhe sfiduese.

Sabedini tha se roli i portaleve është që të plasojë lajmin, i cili në dinamikën aktuale duhet të jetë i shkurtër dhe i saktë. “Vlerësohet se portalet e plotësojnë nevojën e gjeneratës së re për t’u informuar shpejt, një dukuri e imponuar nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë. Epërsia e portaleve kryesisht qëndron në faktin se ka mundësi që lajmi të jepet shpejt dhe t’i ndryshoj standardet që kanë karakterizuar më herët gazetarinë, kryesisht protokollare” tha Sabedini.

Sabedini tha se natyra e mediave në internet e imponon shpejtësinë dhe thjeshtësinë në prezantimin e lajmeve, sepse nga portalet lajmi shpërndahet më shpejtë e më lehtë.

Eco Higjiena

Portalet tashmë i ofrojnë lexuesit mundësi që ta lexoj lajmin e në të njëjtën kohë ta sheh atë me video. Mundësi kjo e cila nuk ofrohet në gazetë dhe revistë të printuar, prandaj ka bërë që lexueshmëria e tyre të ketë rënie ka shtuar ai.

Duke pasur parasysh që teknologjia ka marrë hov, portalet janë e ardhmja e mediave dhe rëndësia që sot kanë mediat dhe multimediat. Një gamë e gjerë e mediave elektronike siç janë portalet transmetojnë nga çdo cep i vendit lajme, llojllojshmëri të ngjarjeve të ndryshme e shumëçka tjetër shtoj Sabedini.

Edhe Faton Ismajli është angazhuar rreh ndikimit që aktualisht kanë portalet në Kosovë derisa ka shpjeguar teknikat që ndjekin këto portale për ta pasur lajmin e mirë, të balancuar dhe të saktë.

Ismajli tha se portalet nuk mund të anashkalohen pasiqë ato po krijojnë opinion dhe kanë lexues nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Megjithatë edhe Ismajli tha se portalet duhet të kenë një vetërregullues sepse ndodhë shpesh që bëhen gabime të mëdha, e të cilat pastaj po përfundojnë në Gjykatë.

Beadin Syla tha se ka një përvojë të mirë në Kosovapress derisa tha se puna në këtë agjenci është sfiduese sepse kërkon kohë, energji dhe profesionalizëm.

Studentët në fund kanë bërë pyetje të shumta rreth punës që bëjnë portalet./rajonipress/