RCCOLA

Gazetarët faktorë i rëndësishëm, kur janë unik

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Gazetarët e Anamoravës ditën e lirisë së shprehjes e kanë shënuar me një tryezë të rrumbullakët ku kanë folur për sfidat që kanë mediet lokale. Nën organizimin e Agjencisë Rajonale të Lajmeve “Rajoni Press” dhe e mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë, gazetarët e Anamoravës edhe njëherë i kanë kundërshtuar fuqishëm nenet 37 e 38 të cilat siç u tha e ngulfasin edhe ashtu gazetarinë e pakët hulumtuese.

Musa Sabedini, themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve “Rajonipress”, tha se kodi e dëmton shumë gazetarinë hulumtuese. Sipas tij edhe komuniteti i gazetarëve është faktorë me rëndësi në shoqëri,sidomos kur ata janë unik dhe sipas tij për gazetarët e Rajonit të Anamoravës sidomos nenet 37 dhe 38 janë të papranueshme. Sabedini gjithashtu ka thënë se mediet lokale duhet të fuqizohen,të profesionalizohen dhe mbi të gjitha të plasojnë lajmin lokal. “Rajoni i Anamoravës është i anashkaluar edhe mediatikisht sepse mediet qendrore shumë pak po tregojnë interesim për zhvillimet që ndodhin nëpër komuna.

Kurse,Fatmir Matoshi, drejtor i Radio Premiera nga Dardana, ka thënë se nenet nuk janë shenjë e mirë dhe është shprehur i bindur se ato nuk do të aprovohen. Ai tha se në nivelin lokal bëhet gazetari e mirëfilltë, nuk ka tituj bombastik, pas të cilëve nuk fshihet asgjë dhe ka përmendur sfidat me të cilat po përballen mediet për të mbijetuar dhe ka shtuar se ato varen nga donatorët dhe nga projektet. Sipas tij mediet po e ruajnë pavarësinë e tyre. Asdren Agushi, drejtor në Radio Energji, ka thënë se nganjëherë krijohet përshtypja se nuk ka medie lokale. Ai tha se mbijetesa është e vështirë, ka mungesë të gazetarëve profesionalë, derisa sipas Muhamet Halilit, nga Agjencia e Lajmeve “2lonline”, mediumet qendrore më shumë merren me qendrën se me komunat tjera.

RCCOLA

Sipas Halilit, lexuesi është i etur për lajme nga rajonet. Ai tha se dy kodet nuk e kanë bazë themelore pastërtinë e lajmit, por janë atak në gazetarinë hulumtuese dhe ngulfatje të guximit në gazetari. Me to atakohet burimi dhe i ulet vlera gazetarisë. Ai tha se duhet të vazhdojë presioni i gazetarëve dhe që këto dy nene të rishikohen dhe të hiqen. Sipas Halilit, Kosova është treg i vogël për media, sipas tij, portalet elektronike janë risi, që kontribuojnë edhe në dhënien e lajmeve lokale. Sipas Halilit nuk mund të mbijetohet nga shitja e lajmit.

Ibrahim Sefedini, korrespondent i “Koha Ditore” nga Vitia, ka thënë se gazetarët duhet të jenë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e veta, andaj ka kërkuar që gazetarët të jenë më unikë, gjë të cilën e ka potencuar edhe Shyqeri Halabaku, nga Radio Pozharani, sipas të cilit duhet kundërshtuar nenet që cenojnë punën e gazetarëve. Demir Krasniqi, ish-gazetar, ka ngre çështjen e mosfunksionimit të Radio Gjilanit dhe arsyet pse kjo radio nuk punon, derisa për mediumet private, tha se ato vështirë po mbijetojnë.

Islam Osmani, foli për gjendjen në të cilën erdhi Radio Gjilani, duke thënë se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që këtë radio ta bëjnë funksionale dhe për të fituar licencën për të vazhduar punën. Orhan Sahit, tha se ende mediet qendrore televizive lajme nga komunat marrin nëpërmjet telefonit dhe nuk dërgojnë kamera, derisa Kujtim Shahiqi, nga Radio Victoria, tha se mediet lokale janë në gjendje të rëndë, gjë me të cilën janë pajtuar edhe gazetarët tjerë, që kanë shënuar ditën e tyre. Islam Osmani nga Radio Gjilani ka ngritur shqetësimin që ky medium lokal në mënyrë të padrejtë nuk po i jepet licenca. Në debat kanë folur edhe gazetarët Enver Sadiku, Arba Aliu, Hekuran Aliu, Nexhmedin Ymeri etj./rajonipress/