Fundamenti

Gazetarët dënojnë shpërthimin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

AGPK, UGK dhe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” kanë dënuar sulmin në shtëpinë e gazetarit Mufail Limani.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranuar me shqetësim të thellë lajmin për shpërthimin e mbrëmshëm në hyrje të shtëpisë së kryeredaktorit te RTK-se Mufail Limani dhe familjes se tij.

Shpërthimi u ndërmore sot rreth orës 03:20 te mëngjesit nga persona te panjohur ne shtëpinë ku banon kryeredaktori i RTK me familje.

AGPK ka mësuar, nga vet z.Limani si dhe nga Policia e Kosovës se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi e cila ishte e vendosur tek dera e shtëpisë dhe pastaj ta ketë kapluar zjarri.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të vazhdojë me hetime intensive rreth rastit dhe kryerësit të nxirren para drejtësisë.Ndërsa kryeredaktori Limani i bëjmë thirrje që veprimet e tilla , të ulta , mos ta dekurajojnë për ta vazhduar punën e tij në RTK.

Shpërthimin e ka dënuar edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK). Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon ashpër sulmin në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio-Televizionit të Kosovës, Mufail Limani.

UBT

Sulmi ndaj z. Limani dhe familjes së tij me bombol gazi është një akt qyqar e barbar dhe si i tillë dëmton rëndë lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të gazetarëve.
Unioni i Gazetarëve vlerëson se kohëve të fundit janë rritur kërcënimet e sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medieve në Kosovë, dhe kjo po ndodhë pikërisht nga njerëz apo grupe të cilët po i pengon e vërteta.

Unioni i Gazetarëve kërkon nga institucionet gjegjëse që ta rrisin vigjilencën e tyre dhe të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtën e gazetarëve dhe punonjësve të medieve, në mënyrë që ata të mos ndihen të kërcënuar gjatë punës së tyre profesionale dhe të kenë të mjaftueshme lirin e veprimit dhe të raportimit.

UGK inkurajon të gjithë kolegët e tyre gazetarë e në këtë rast të Televizionit Publik, që të vazhdojnë punën e tyre profesionale, duke mos dorëzuar asnjëherë para atyre që i pengon raportimi profesional i drejt dhe hulumtues.

Me indinjatë dhe shqetësim kemi marrë lajmin për shpërthimin që ndodhi në shtëpinë e gazetarit Mufail Limani. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” duke dënuar këtë akt sa qyqar aq edhe jo njerëzor kërkon nga të gjithë mekanizmat hetues vendor dhe ndërkombëtar që të intensifikojnë fuqishëm të gjitha pistat e hetimeve për të gjetur autorin e këtij gjesti të ulët thuhet në reagimin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.

Ky akt dëshmon se gazetaria e mirë në Kosovë, gazetaria e guximshme, profesionale dhe hulumtuese është ende në rrezik dhe për pasojë viktimë mbesin gjithmonë gazetarët.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreson që aktet e tilla të mos ndodhin tutje ndërkaq nga gazetarët kosovarë kërkon që të jenë të unifikuar karshi këtyre akteve kriminale thuhet në reagimin e nënshkruar nga Musa Sabedini- kryetar.