UBT

Gazeta gjermane shkruan për pasojat e bllokimit të Kuvendit: Kurti nuk shihet i gatshëm për kompromis

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore.

Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.

Artikulli i shkruar Thomas Roser, theksnon se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti.

Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe protesta me gomarë e organizuar para disa ditësh nga avokati Arianit Koci.

“Njerëzit po trajtohen si gomarë nga përfaqësuesit e tyre”, kishte shpjeguar Koci, transmeton Klanksova.

Dhe duket se afër është të bëhet edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit, e cila pritet të ndodh të dielën e ardhshme.

Tutje autori gjerman, përmend faktin se Kurti nuk po shihet i gatshëm për kompromis.

Gazeta në fjalë, përmendi një nga një edhe pasojat e bllokimit.

Mobi Casa

“Pasoja e bllokimit: Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 përqind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, shkruan në artikullin e Frankfurter Rundschau.

“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populiste Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga kryeministri në largim Albin Kurti doli qartë si partia më e fortë me rreth 42 përqind të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron kandidaten e nominuar nga VV dhe ish-Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të papërshtatshme për këtë pozicion për shkak të qëndrimit të saj polarizues dhe po shtyn përpara një propozim alternativ.

Megjithatë, Kryeministri aktual Kurti nuk shihet as veçanërisht i gatshëm për kompromis dhe as si lojtar ekipi.

Edhe pse Haxhiu vazhdimisht ka dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar prej 61 votash në gjashtë përpjekjet e mëparshme zgjedhore, VV-ja deri më tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar kandidatin e saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka caktuar një afat deri më 28 korrik për anëtarët e parlamentit për të përmbushur afatin e tyre.

Megjithatë, për të shpërndarë parlamentin për zgjedhje të parakohshme, ai së pari duhet të konstituohet.

Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta konstituuar Parlamentin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.