Mobi Casa

Gazeta e madhe italiane: Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund ta zëvendësojë Leonardon në pozitën e drejtorit sportiv të Milanit, pasi që pronarit e kuqezinjve nuk janë të lumtur me punën që po e bën aktualisht Leonardo.

Puna e Leonardos në fund të sezonit do të mbikëqyret në detaje nga pronarët e Milanit, kompania Elliot, pasi që disa vendime të tij, si blerja e Gonzalo Higuainin dhe Diego Laxalt, rezultuan të jenë të gabuara, raporton Calcio Mercato, transmeton Gazeta Express.

E ardhmja e Leonardos në Milan varet nga kualifikimi apo jo i klubit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Momentalisht, Milani renditet në pozitën e pestë, me tre pikë më pak se Atalanta në pozitën e katërt.

FITORJA

Pozita e drejtorit sportiv është shumë e rëndësishme për pronarët e Milanit, pasi që ata e duan aty një njeri që do të mundë t’i vërejë lojtarët e talentuar para klubeve të tjera dhe do të mundë t’i bindë ata të vijnë në Milan për shuma më të ulëta parash.

Tani që kompania Elliot e ka identifikuar Leonardon si njërën ndër problemet në Milan, emri i shqiptarit Igli Tare po përmendet nga gazetat italiane, për shkak të punës që ai e ka bërë gjatë viteve të fundit me Lazion.

Megjithatë, pronarët e Milanit s’do ta kenë të lehtë ta bindin Taren për ta lënë Lazion, ku shqiptari kishte kaluar kohë edhe gjatë kohës sa ishte futbollist dhe madje ka marrëdhënie shumë të mira edhe me presidentin e klubit, Claudio Lotiton. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.