HW

Gazeta austriake «Der Standard»: Në Kumanovë mbretëron frika, pikëllimi dhe çorientimi

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përleshjet me armë në qytetin verior të Maqedonisë kanë lënë pas një popullsi të traumatizuar.Gjithnjë e më të zëshme po bëhen akuzat se qeveria me këtë aksion synonte të hiqte vëmendjen nga skandalet.Besar M. dridhet ende nga frika.

«Kur i kam dëgjuar të shtënat të shtunën në orën pesë, shikova nga dritarja. Pasi më panë ushtarët nga autoblinda, hapën zjarr», tregon 72-vjeçari.

Ai ishte mbështetur për muri.

«Zoti më ka ndihmuar», thotë ai, «përndryshe do të kisha mbetur i vdekur». Familja e tij banon në mes të lagjes së Kumanovës ku forcat e sigurisë të shtunën dhe të dielën zhvilluan përleshje me armë.

«Nuk jemi terroristë. Përse nuk na kanë evakuuar? Përse nuk e kanë larguar popullsinë civile?», pyet vajza e tij 20-vjeçare.

Familja ka frikë të tregojë emrin e vërtetë. Vrimat nga të shtënat në shtëpi dëshmojnë se këtu dikush ka shtënë kundër një familjeje të parrezikshme.

Zonja M. thotë: «Ju këtë e keni parë në fotografi, ndërsa ne i kemi imazhet në kokë».

Në Kumanovë askush nuk thotë të ketë parë terroristë apo kriminelë, me të cilët forcat e sigurisë kanë zhvilluar përleshje.

Sipas deklaratave të njerëzve në vendin e ngjarjes fjala ishte për policë dhe ushtarakë me tri lloje uniformash. Askush nuk e di nëse ka pasur viktima civile.

Mobi Casa

Familja M. – katër persona – është fshehur me orë të tëra mes kornizës së derës. Shtëpia fqinje është shndërruar në gërmadhë. Këtu banojnë vëllezërit Ibrahimi, njëri prej tyre ka jetuar në Zvicër njëzet vjet. Shtëpia ishte ndërtuar tek para dy vitesh.

Tani çdo kund shihen vrima nga të shtënat prej granatahedhësit. Askush nuk e di se kush ka luftuar këtu. Shumë njerëz besojnë se fjala ishte për njerëz të paguar.

Që nga ndërhyrja policore kundër një grupi të kriminelëve në Kumanovë, me ç’rast u vranë tetë policë dhe 37 u plagosën, pasuria është shtuar në Maqedoni. Aksioni i policisë shihet si përpjekje e qeverisë për të shpëtuar lëkurën e vet duke e shpikur një armik të jashtëm dhe pastaj duke u hequr si shpëtimtare e vendit.

Por këtë mesele të qeverisë nuk po e kapërdijnë shumë maqedonas. Edhe shtetet perëndimore po qëndrojnë në distancë. Në një deklaratë shumë të qartë të ambasadorit amerikan Jess Bailey që u lëshua të hënën u bë e qartë se nuk do të qëndrohet më tutje duarkryq.

Ambasadorët e shteteve më të rëndësishme të BE-së qëndruan pas Bailey, kur ky i fundit kërkoi më në fund llogaridhënie nga qeveria sa i përket veprimeve të këqija, të cilat janë bërë publike muajve të fundit përmes telefonatave të përgjuara.

«Ky qëndrim i vazhdueshëm indiferent hedh dyshime serioze në obligimin e qeverisë së Maqedonisë për parime demokratike dhe vlera të bashkësisë euroatlantike», tha Bailey.

BE po mendon që të mos propozojë më negociata për anëtarësimin e Maqedonisë.

Por kjo me gjasë nuk do t’i bëjë përshtypje regjimit. Prej vitesh Maqedonia nuk jep asnjë shenjë se është e gatshme të zbatojë reformat e kërkuara.

Synimi për anëtarësim në BE është shndërruar në një llaf të kotë. /DialogPlus.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.