Hidromorava

Gazeta amerikane, Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën për njohje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
HW

Kosova po hyn në një fazë të re të konsolidimit shtetëror, duke investuar fuqishëm në ndërtimin e ushtrisë së saj moderne paralelisht me përpjekjet për njohje të plotë ndërkombëtare, shkruan Bloomberg në një reportazh të publikuar të premten.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë është përshpejtuar pas luftës në Ukrainë dhe rritjes së tensioneve në Ballkan, veçanërisht në raport me Serbinë.

Në qendër të reportazhit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të cilin Bloomberg e përshkruan si simbol të transformimit të Kosovës nga periudha e luftës në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe kapaciteteve ushtarake moderne.

Mediumi amerikan thekson se Prishtina ka planifikuar investime që kapin mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e dronëve, sistemeve kundërtanke, pajisjeve moderne ushtarake dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

HW

Gjithashtu përmendet edhe blerja e dronëve turq Bayraktar TB2 dhe sistemet amerikane Javelin, ndërsa thuhet se Kosova po punon edhe për ngritjen e kapaciteteve për prodhim vendor të municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Bloomberg vëren se tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi i armatosur në Banjskë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë rajonale, duke shtyrë autoritetet kosovare të kërkojnë forcim më të madh të kapaciteteve mbrojtëse.

Në reportazh theksohet se, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga mbi 100 shtete, ajo vazhdon të mos njihet nga Serbia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe OKB-së, gjë që mbetet pengesë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Bloomberg përfundon se ndërtimi i ushtrisë për Kosovën nuk ka vetëm rëndësi ushtarake, por edhe simbolike, pasi shihet si pjesë e përpjekjes për forcimin e sovranitetit dhe pozicionit ndërkombëtar të shtetit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.