Gaz lotsjellës në Kryesi të Kuvendit
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz lotsjellës.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz lotsjellës, raporton Telegrafi.
Në këtë mbledhje ku po merrnin pjesë edhe opozita po diskutohej për caktimin e seancës së Demarkacionit.
Telegrafi mëson se gazin lotsjellës e ka hedhur shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
“E kryva shpejt”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/
Policia drejt Kuvendit për të arrestuar Glauk Konjufcën
Pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës po vërehet prania e shtuar e Policisë së Kosovës në Kuvend.
Policia është nisur tashmë drejt Kuvendit për të arrestuar deputetin Glauk Konjufcën, raporton Telegrafi.
Mbledhja e Kryesisë tashmë është ndërprerë, ndërsa deputeti i Vetëvendosjes pas hedhjes së gazit lotsjellës ka thënë “.. E kryva shpejt”. /Telegrafi/


