ARKATANA

Gaxherri: Me Nismën ka përfunduar gjithçka, Kurti po i frikësohet mbështetjes së LDK-së nga diaspora

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë se ka përfunduar çdo mundësi sa i përket një koalicionin me Nismën Socialdemokrate të Kosovës.

Ajo ka thënë se liderët e dy partive , Lumir Abdixhiku dhe Fatmir Limaj ka pasur biseda konstruktive, por vendimi i tyre ka qenë që në zgjedhje të shkojnë vetëm.

“Ka përfunduar gjithçka, ka pasur negociata, kanë qenë shumë korrektet, megjithatë kemi vendosur që mos të kemi koalicion me Nismën dhe shkojmë në zgjedhje si LDK”, ka thënë Gaxherri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

HW

Sa i përket debatit lidhur me qendrat e votimit jashtë vendit, ajo ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po synon të krijojë përçarje dhe me diasporën.

Gaxherri ka thënë se Kurti po i frikësohet mbështetjes që LDK ka në diasporë.

“LDK i ka strukturat e veta në diasporë dhe në zgjedhjet lokale ka dal më e votuar nga diaspora dhe kjo mund të shqetësoj z. Kurti, prandaj ai përdor këto gjëra, që janë të pavërteta. Diaspora dhe votuesit e LDK-së nuk do të bien në grackat e Kurtit. Presim mbështetje të fuqishme nga mërgata, sepse kemi punuar shumë viteve të fundit dhe presim që ta përsërisim rezultatin e zgjedhjeve lokale”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.