HW

Gaxherri: LDK-ja po punon që të dalë subjekti i parë politik, koalicioni me LVV-në është problem

/ 2 minuta lexim
HW

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është në interes të Kosovës, duke theksuar se kjo ka qenë arsyeja pse nuk u arrit koalicioni mes dy partive.

Gaxherri tha se çdo parti që synon të qeverisë si LVV-ja nuk mund të bashkëpunojë me LDK-në.

“Ne si parti e kemi analizuar që bashkëpunimi me VV-në është në dëm të Kosovës. Prandaj, edhe kësaj radhe nuk ka ndodhur koalicioni. Por, natyrisht edhe LVV-ja nuk e ka korrektësinë që të bashkëpunojë me partitë politike ndershëm. Ne e dimë të gjithë se në çfarë forme ka dëshirë që ajo të bashkëpunojë dhe një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as ajo e asnjë parti politike me LDK-në”, ka thënë Gaxherri në Tëvë1.

Ajo tha se për zgjedhjet e parakohshme, LDK-ja po punon për të dalë subjekti i parë politik dhe se pastaj, partitë e tjera janë të gatshme të bëjnë koalicion me të.

Hidromorava

“Po punojmë që të dalim subjekti i parë politik e pastaj me LDK-në të gjitha partitë në Kosovë janë të gatshme dhe duan të bëjnë koalicion. Me LDK-në nuk ka askush problem, ndërsa të gjitha partitë tjera tërthorazi ato kanë problemet e veta”, ka thënë Gaxherri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se LDK-ja ka punuar gjithmonë për të shmangur vijat e kuqe mes partive politike shqiptare në Kosovë, por bashkëpunimi me VV-në, sipas saj, ka mbetur një problem për shkak të sjelljes së saj gjatë qeverisjes dhe jo-qeverisjes së përbashkët.

“LDK-ja ka punuar gjithë jetën që të mos ketë vija të kuqe mes partive politike shqiptare në Kosovës. Fatkeqësisht me LVV-në është problem, sepse LVV-ja për këto kohë sa ka qeverisë – përveç problemeve që kemi pasur ne kur kemi bashkëqeverisur, problemet më të mëdha kanë qenë kur s’kemi qeverisur bashkë”, ka përfunduar Gaxherri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.