Hidromorava

Gaxherri: Edhe 100 palë zgjedhje të mbahen, rezultati është i njëjtë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së Besa Gaxherri mendon se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është krijuar një situatë e re, kur dihet qartë se kush e ka të drejtën për t’i formuar institucionet e reja.

Ajo i ka bërë thirrje PDK’së të reflektojë karshi një situate që është krijuar dhe të dalë në opozitë.

Mobi Casa

Gaxherri ka thënë se edhe 100 palë zgjedhje nëse mbahen, rezultati do të jetë i njëjtë.

“Nuk kemi nevojë të humbim më shumë kohë duke pasur parasysh se kemi shumë probleme për t’i zgjidhur. Në këtë rast partitë politike, shumica dërrmuese prej tyre, me përjashtim të njërës, kanë bërë marrëveshje politike, e cila është shumë transparente dhe në harmoni me procedurat administrative dhe kushtetuese. Prandaj nuk ka kthim prapa”, ka thënë ajo për Epokën e Re.