ARKATANA

Gaxherri e akuzon direkt presidentin Thaçi për vrasje të kundërshtarëve politikë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje. Këto deklarata Gaxherri i ka dhënë gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Nga aty, ajo ka deklaruar se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës.
“Nëse ky Kuvend pajtohet me ia falë territorin e Serbisë për me arrite paqe, atëherë asnjë vend në botë nuk mund ta zhbëjë atë. Por Thaçi duhet ta dijë se nuk është feudal i këtij populli se Kosova nuk është shtet presidencial. Se ti Thaçi nuk ke të drejtë të luash me sovranitetin e Kosovës për të shpëtuar lëkurën tende. Ju Thaçi jeni një politikan që pati ngrije shumë të dyshimta, duke shkelur edhe mbi kufomat, duke vrarë edhe kundërshtaret tuaj politik, duke e zhvatur këtë popull të varfër”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Gaxherri e ka quajtur Thaçit të sëmurë mendor, andaj si i tillë ajo ka thënë se Thaçi nuk mund ta mbajë pozitën e presidentit dhe se kjo arsye është një bazë e fortë për shkarkimin e tij.

ARKATANA

“LDK po kërkon me muaj të tërë që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme pasi që në Kosovë gjendja është e jashtëzakonshme të presidentit të vendit i vili po i terrorizon me muaj të qytetarët e Kosovës. Ma sjelljet e tij të fundit del që Hashimi po ka probleme me shëndetin mendor. Dhe me këto dy shkaqe, Jushtetuta jonë e jep mundësinë për shkarkimin e presidentit”, ka deklaruar në fund ajo./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.