Hidromorava

Gaxherri: Dacit nuk i falet gabimi që bëri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Krahu i djathtë i liderit të LDD-së, nënkryetarja Besa Gaxherri, ka dërguar kritika në drejtim të akademik Nexhat Dacit, për formën se si ka arritur marrëveshjen e koalicionit me AAK-në.

Sipas saj, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci nuk ka vepruar politikisht.

“Daci ka gabuar në hapa dhe nuk ka menduar në aspektin politik, sepse të gjithë në Kosovë e dinë se elektorati i LDD-së është elektorat i LDK-së” ka thënë Gaxherri për gazetën “Epoka e Re”.

Eco Higjiena

Ajo ka thënë se nuk duhet të ketë mbretër nëpër parti politike. Gaxherri ka thënë se shumë shpejt do të merret vesh nëse do të mbetet në LDD ose do të kalojë në LDK.

Por Gaxherri ka thënë se LDD-ja pa të nuk mund të funksionojë./Indeksonline/