United Hospital

Gati vrapimi i Qytetit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Një bashkëpunim i tillë është bërë me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor.

Njësia për Sport në Komunën e Gjilanit, edhe njëherë po dëshmon se me punën e saj po organizon manifestime të ndryshme për të mirën e sportit dhe rinisë së Gjilanit e më gjerë.
“Së bashku me Federatën e Atletikës së Kosovës kemi qëllim të ngrisim vlerat e mirëfillta sportive, por njëherit është nder dhe krenari të përkujtojmë Pranverën Studentore të vitit 1981. Në këtë manifestim të Atletikës do të marrin pjesë atletët nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, njëherit kemi bashkëpunuar me pedagogët e shkollave të komunës së Gjilanit ku do të marrin pjesë rreth 850 nxënës, ndërsa numri i përgjithshëm do të jetë rreth 930 atletë”, ka bërë të ditur koordinatori i sportit në komunën e Gjilanit Malazog Hoxha.

United Hospital

Kategoritë e vrapimit do të jenë për Senior, shtegu do të jetë 11 300m, Juniorët 4 300m, Pionierët 2 300m, veteranët 4 300 metra, personat me aftësi të kufizuara (me karroca) 800 metra, ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do të vrapojnë në 2 000 metra.

Tre Atletët e parë në të gjitha kategoritë do të shpërblehen me kupa e medalje. Vrapimet do të mbahen të dielën me 12 mars në ora 11./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.