Fundamenti

Gati projtekti i OSTAP nga Austria në vlerë prej 7 milionë euro për ujërat e zeza

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismail Januzi, këshilltari për zhvillim ekonomik dhe investime i kryetarit Lutfi Haziri, ka thënë se së bashku me kompaninë nga Austria janë duke punuar në finalizimin e projektit për investimin e rrjetit të ujërave të zeza, kolektorëve, rregullimit të shtratit të lumenjëve që në tërësi kapin shumën mbi 7 milion euro.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, kanë pritur në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë OSTAP nga Austria, të kryesuar nga Altene Krasniqi përfaqësuese e kompanisë austriake Ostap për Kosovë dhe Johannes Benda hidroinxhinier i kompanisë që bashkërisht është duke u punuar në finalizimin e projektit për trajtimin komplet të ujërave të zeza në pjesën urbane dhe rurale të Gjilanit si dhe investimin në rregullimin e lumit, “Stanishorka”, “Mirusha”, dhe lumenjëve të tjerë, deri tek fabrika – impianti që do të ndërtohet në fshatin Uglarë.

Mobi Casa

Me këtë rast Ismail Januzi, këshilltari për zhvillim ekonomik dhe investime i kryetarit Lutfi Haziri, ka thënë se së bashku me kompaninë nga Austria janë duke punuar në finalizimin e projektit për investimin e rrjetit të ujërave të zeza, kolektorëve, rregullimit të shtratit të lumenjëve që në tërësi kapin shumën mbi 7 milion euro.

“Jemi në finalizim të projektit që përfshinë mbi 50 kilometra rrjet të ujërave të zeza, pastaj vendosjen e kolektorëve në lumenjtë e 15 fshatrave, në tre lumenjë në qytet, si në lumin “Mirusha”, “Stanishorka” dhe kolektori i lumit “Morava”, të cilët pastaj së bashku shkojnë në Fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Uglarë. Është e paraparë të ndërrohen gypat e kanalizimit në qendër të qytetit, ajo në drejtim të rrugës së Prishtinës dhe investime të tjera në pjesë të tjera të qytetit. Me këtë projekt bëhet zgjidhja përfundimtare e ujërave të zeza. Vlera e këtij projekti total është mbi 7 milionë euro, poashtu do të punojmë gjatë të ardhmes edhe në paramasë dhe parallogari të saktë. Nëse shkohet sipas dinamikës së paraparë, presim në pranverën e vitit të ardhshëm të nisin punimet në këtë projekt dhe në vitin 2016 – 2017 do përfundoj i gjithë ky projekt”, thënë në fjalën e tij Ismail Januzi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.