Fundamenti

Gati për transformim në Forca të Armatosura të Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja mbrojtëse, duke u transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës

Këto komente e para e Shtetit i ka bërë të mërkurën në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së FSK-së nga Kadri Kastrati tek Rrahman Rama. Gjenerallejtënant Kastrati përfundoi karrierën e tij ushtarake duke u pensionuar, derisa detyrën e komandantit të FSK-së e mori gjeneralmajori Rrahman Rama.

Uji Dea

Ceremonia zyrtare nisi me inspektimin e njësive të FSK-së nga komandanti i deritanishëm i FSK-së dhe presidentja Atifete Jahjaga. E para e Shtetit mbajti një fjalim rasti, e cila vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FSK-së, duke thënë se kjo forcë ka përmbushur objektivat dhe është e gatshme për misione paqeruajtëse në botë, duke qenë në krah të forcave të NATO-s./zeri/