KKVITI

Gati lufta tregtare Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në korrik të këtij viti pritet të nisë praktikisht lufta tregtare Kosovë – Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës për shkak të taksës 100 për qind të vendosur para 6 muajve, porse të njëjtat do të aplikohen pas takimit të liderëve të Ballkanit në Paris, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Gjashtë muaj pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës, porse të njëjtat, siç ka thënë ai, do të aplikohen pas takimit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

UBT

Megjithatë, Vuçiq nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë. “Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të ashpra kundër Kosovës, por do të shikojmë që me to të mos i rrezikojmë njerëzit tanë në Kosovë. Me serbët e Kosovës do të takohemi sërish pas takimit në Paris”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq, shkruan gazeta “Zëri”.

Siç ka deklaruar ai, në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe për statusin e saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh pa heqjen e taksave. “Hiqni taksat, do të bisedojmë për çka të doni. Nëse nuk i hiqni do të bisedojmë për kohën e bukur dhe të keqe. Për dialogun nuk ka bisedime derisa të filloni të respektoni normat e të drejtave ndërkombëtare dhe kjo do të jetë porosia ime për kancelaren gjermane dhe për presidentin francez”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit që ka zhvilluar dje me liderët e serbëve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.