ARKATANA

Gati 16 vite punëtorët e teatrit pa status të definuar juridiko financiar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Punëtorët e teatrit të Gjilanit të premten kanë protestuar para zyrës së kryearti të komunës Lutfi Haziri për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth gjendjes tejet të rëndë që po mbretëron në këtë institucion të kulturës. Avni Shkodra e Naser Zymberi thanë se pothuajse të gjitha qeveritë lokale e kanë neglizhuar tani e 16 vite problemin e teatrit të qytetit.

Punëtorët e teatrit të qytetit të Gjilanit të premtën në mënyrë të organizuar janë drejtuar kah zyra e kryetarit të komunës për të shprehur mllefin dhe pakënaqësitë e tyre rreth gjendjes së rëndë dhe të pa definuar tash e 16 vite, raporton rajonipress.

Protestuesit e qetë kanë kërkuar dialog me komunën dhe debat me të vetmin qëllim që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë statusi juridiko financiar i teatrit.

Mobi Casa

Avni Shkodra njëri nga organizatorët tha se kjo protestë është e qetë dhe ka për qëllim që të sensibilizojë problemin tonë meqë ligji mbi teatrin nuk po zbatohet.”Komuna e Gjilanit s`ka treguar vullnet për ta zgjidhur problemin tonë edhe pse ka 9 muaj që jemi pa paga. Komuna duhet të reflektojë sepse në pyetje është e ardhmja e këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës” u shpreh Shkodra.

Kurse Naser Zymberi tha se u bënë 16 vite që ky teatër dhe këta punëtorë protestojnë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemit të teatrit.”Nuk jemi kundër askujt dhe jemi për dialog e debat, por komuna nuk po tregohet e vullnetshme që ta zbatojë ligjin mbi teatrot. Borxhi që ka komuna ndaj punëtorëve është urgjent sepse ka njerëz që nuk kanë marrë paga disa muaj. Thjesht komuna duhet të merr pjesë në dialog për ta zgjidhur problemin juridiko financiar njëherë e përgjithmonë. “Ka 16 vite që jemi kështu të pa definuar dhe është momenti i fundit që të zgjidhet statusi juridiko financiar i teatrit” tha Zymberi.

Ndryshe protesta po vazhdon ende ndërsa punëtorët e teatrit presin që gjatë ditës të realizojnë një takim edhe me Lutfi Hazirin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.