FITORJA

Gates : Më pëlqen të flejë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gates gjithashtu pranoi se i pëlqen të flejë dhe se nuk është një nga ata personat që e kalojnë ditën vetëm me 4 orë gjumë, gjë e cila përbën një problem në takimet e mëngjesit.

Presidenti i Microsoft-it Bill Gates po vazhdon aktivitetin e tij në media për të rritur vëmendjen rreth fondacionit të tij Bill and Melinda Gates Foundation.

Në një intervistë në CBS Gates nuk foli vetëm për punën bamirëse të fondacionit të tij, por edhe për tema të lidhura me Microsoft-in. Ai iu shpreh gazetarit Charlie Rose se në lidhje me industrinë e smartfonëve, Microsoft-i “nuk doli në krye shumë shpejt.”

Kur ai u pyet pse mendonte këtë gjë, Gates iu shmang pyetjes duke thënë se ishte shumë e komplikuar për tu përgjigjur. Ai pranoi se mënyra që Microsoft-i punoi me smartfonët nuk ishte e duhura për të dalë në krye, kështu që ishte padyshim një gabim.

Mobi Casa

Rreth mendimit që kishte për drejtorin e Microsoft, Steve Ballmer, Gates tha se si vetë ai edhe Ballmer ishin shumë kritikë për veten e tyre.

Edhe pse mënyra e drejtimit të Ballmer kishte çuar në produkte si Windows 8, Surface dhe shumë të tjera, ai shtoi: “a është e mjaftueshme? Jo, ai edhe unë nuk jemi të kënaqur në termat e konkurrencës, kështu që po bëjmë çdo gjë që është e mundur.

Gates gjithashtu pranoi se i pëlqen të flejë dhe se nuk është një nga ata personat që e kalojnë ditën vetëm me 4 orë gjumë, gjë e cila përbën një problem në takimet e mëngjesit. (PCWorld Albanian)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.