UBT

Gastronomët thirrje ministrit Vitia: Urgjentisht të merret vendimi për organizimin e dasmave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë kërkuar sqarim dhe vendimmarrje efikase në këtë periudhë të ndjeshme për sektorin e tyre.

Ata thonë se është papërgjegjësi shumë e madhe vonesa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në marrjen e Vendimit mbi lehtësimin e veprimtarive ekonomike në gastronomi, përkatësisht për mundësimin e organizimit të ahengjeve familjare.

Njoftimi i plotë:ZGJOHUNI!! ERDHI VERA!!Është papërgjegjësi shumë e madhe vonesa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në marrjen e Vendimit mbi lehtësimin e veprimtarive ekonomike në gastronomi, përkatësisht për mundësimin e organizimit të ahengjeve familjare.

Sipas dakordimit të të gjithë hisedarëve dhe bashkëpunëtorëve nga organizatat jo qeveritare dhe institucioneve publike, ka qenë data 15 Qershor kur është pritur për tu marrë ky vendim. Tanimë jemi me datën 21 dhe kjo tregon për mospërgjegjësinë dhe pakujdesinë e institucioneve në raport me gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike që po kalon vendi ynë.

ARKATANA

Duke theksuar edhe mospërmbushjen e zotimeve të të gjitha qeverive që janë marrë me menaxhimin e pandemisë në kuptim të mbështetjes financiare, ku çdoherë ka numër të konsiderueshëm të bizneseve që nuk përfitojnë nga to, përkundër faktit që kualifikohen për të përfituar nga pakot emergjente.

Jemi duke kërkuar sqarim dhe vendimmarrje efikase në këtë periudhë të ndjeshme për sektorin e gastronomisë, por fatkeqësisht roli i institucioneve të vendit është jokonstruktiv në këtë drejtim.Çdo ditë është esenciale, dhe çdo vonesë është kritike për ne!

Andaj, urgjentisht ju bëjmë thirrje që të mirret një vendim i tillë!Vendim që do ti hapë rrugët e shterrimit të diskutimeve sa i përket organizimit të festivaleve, funksionimit të klubeve të natës, pishinave, etj. ZGJOHUNI!! ERDHI VERA!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.