UBT

Gastronomët kundërshtojnë masat e reja anti-COVID të vendosura nga Qeveria

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës po kërkon takim urgjent me Ministrinë e Shëndetësisë, pas vendosjes së masave të reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot. Përfaqësues të kësaj shoqate deklarojnë se institucionet në vend po tentojnë të thellojnë krizën ekonomike në vend.

Ata thonë se gjatë javës së ardhshme do të takohen për të vendosur se si do të veprojnë pas këtij vendimi.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë për KosovaPress, se tash e disa herë Ministria e Shëndetësisë po vendos për masa të reja pa u konsultuar me këtë sektor.

“Jemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë qysh po ka kaq shumë tendencë me u thellu më tepër gjendja e përkeqësuar ekonomike. Prej fundit të vitit të kaluar ne kemi pasur sinjale që do të ketë gjendje të rëndë ekonomike, kriza, në këtë gjendje në të cilën jemi dhe me variantin me të cilin po ballafaqohemi mendoj që nuk janë adekuate këto politika të vendosura. Në gjendjen ekonomike në të cilën jemi ne e dimë që ka rritje të inflacionit, ka rritje të çmimeve në furnizim dhe nuk është vazhduar me lehtësira me politika fiskale që lehtësojnë afarizmin e bizneseve në kohë krizash”, shprehet ai.

Sipas tij, vendet në botë përkundër numrit të madh të rasteve me COVID-19, nuk po marrin masa të tilla. Vranica kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të ftohen në takim për të diskutuar në lidhje me këto masa.

FIDANISHTJA

“Nuk jemi mbledhur akoma, sepse i kemi disa grupe dhe organe brenda shoqatës të cilat vendosin dhe marrim propozime, pastaj marrim vendim. Do të mbledhemi si shoqatë gjatë javës së ardhshme dhe kërkesa e parë dhe e domosdoshme është që të ftohet në takim atë që e prek, ashtu siç bëri me drejtoritë e shkollave për shkak të reagimit të Ministrisë së Arsimit dhe të trajtojë edhe institucionet private, këtë rast organizatat që trajtojnë këto biznese… U bëjmë thirrje që të takohemi urgjent ministrit të Shëndetësisë, kemi kërkuar takim edhe pse është dashur që të ftojnë drejtpërdrejt ata, por nuk është parë e arsyeshme”, deklaron ai.

Më tej, ai thekson se masat që kanë hyrë në fuqi sot kanë dëmtuar bizneset, meqë përgatitjet për furnizim i kanë bërë për tërë javën.

Edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i ka reaguar Qeverisë së Kosovës pas vendosjes së masave të reja anti-COVID, sipas të cilave restorantet dhe kafeteritë do të lejohen të punojë vetëm deri në orën 21:00.

Në reagimin e hotelierëve thuhet se masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, dhe ata për këto masa kanë përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten ka vendosur për masat e reja. Nga sot gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetën deri në orën 20:30.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.