RCCOLA

Gashi: Zgjedhjet e reja, zhgënjim për popullin dhe ndërkombëtarët

/ 1 minutë lexim

Njohësi i rrethanave politike, Ibrahim Gashi, ka thënë se liderët e partive politike duhet të konsultohen ndërmjet vete para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se dështimi i dytë eventual i konstituimit të Kuvendit do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët, për miqtë ndërkombëtarë dhe do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja për të cilat thotë se nuk janë të nevojshme.

Fidanishtja

Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile e cila, sipas tij, duhet të ketë fuqi të mjaftueshme vendimmarrëse për të gjitha vendimet e rëndësishme për vendin.

Ai ka treguar se aktualisht është aktiv vetëm në jetën akademike, por ka thënë se është i gatshëm ta japë kontributin nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë në politikë.