Gashi: VV, PDK’në dhe AAK’në i bashkon urrejtja kundër Ministrisë së Mbrojtjes

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Veteranët, duke thënë se Partia e Albin Kurtit, PDK’ja dhe AAK’ja janë bërë bashkë kundër Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas Gashit, UÇK’ja ishte udhëhequr nga Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë në Ekzil.
Veç kësaj, Gashi ka publikuar edhe faktin se Kuvendi i Kosovës ka falsifikuar votën e deputetit Ukë Rugova, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim.
“I bashkon urrejtja ndaj UCK te udhehequr nga Ministria e mbrojtjes, VV-PDK-AAK bashke, edhe fallcifikimi i votes se Uke Rugoves i cili rezulton abstenim???? Ne do ta vendosim nderin e luftetarit te lirise ne vend”, ka shkruar Gashi në Facebook.